Pyetje të shpeshta - FAQ
Pyetje të shpeshta
Çfarë është një eSIM?
eSIM është një SIM digjitale që aktivizohet pa kartelë fizike. Me një QR kod, ju lidhuni me internetin menjëherë.
Si funksionon EcoeSIM?
Ju zgjidhni një plan, paguani online dhe merrni QR kodin për aktivizim përmes emailit brenda pak minutash.
Në cilat pajisje funksionon?
EcoeSIM funksionon në iPhone XR+, Samsung Galaxy S20+, Pixel 4+, iPad Pro, Surface Pro, dhe shumë të tjera.
A funksionon në roaming?
Jo. EcoeSIM ofron plane të dedikuara për çdo vend. Nuk ka roaming – vetëm aktivizim lokal me çmim fiks.
Sa zgjat një plan eSIM?
Varet nga plani. Shumica zgjasin 7, 15 ose 30 ditë nga dita kur aktivizohet për herë të parë në pajisje.
A mund ta përdor në më shumë se një pajisje?
Jo. Çdo QR kod eSIM është unik dhe mund të aktivizohet vetëm një herë në një pajisje të vetme.
Kur do të më vijë QR kodi?
Menjëherë pas pagesës – në emailin që ke përdorur gjatë porosisë. Zakonisht brenda 5 minutash.
Çfarë ndodh nëse nuk funksionon QR kodi?
Kontaktoni mbështetjen tonë 24/7. Nëse problemi nuk zgjidhet, ju ofrohet rimbursim 100%.
A më duhet pasaportë apo ID për aktivizim?
Jo. Nuk kërkohet verifikim identiteti për shumicën e planeve tona eSIM.
Si e di nëse pajisja ime mbështet eSIM?
Mund të kontrolloni në cilësimet e pajisjes tuaj ose të shikoni listën e plotë të pajisjeve të përputhshme në faqen tonë.